Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Biografia

Safete Graiçevci është Koordinatore për sigurimin e zbatueshmërisë nga fillimi i vitit 2013.

Ka diplomuar në Fakultetin e Filologjisë dega Letërsi dhe Gjuhë, në Universitetin e Prishtinës.

Znj. Graiçevci ka përvojë të gjatë  profesionale të cilën e ka filluar në Komunën e Obiliqit.

Gjatë karrierës së saj profesionale në këtë institucion, ajo ka kryer funksionin e Udhëheqëses së Zyrës së Informimit dhe udhëheqëse e shërbimeve të përbashkëta në Komunën e Obiliqit, Koordinatores për të drejtat e njeriut, Zyrtares për barazi gjinore etj.

Nga vitit 2009, ka kaluar në Zyrën e  Kryeministrit/ Zyra për çështje të komuniteteve si Zyrtare e lartë për koordinim të granteve.

Gjatë karrierës së saj, z. Graiçevci ka kryer një numër të konsiderueshëm të trajnimeve shtesë brenda dhe jashtë vendit, siç janë” Hope Felowship Program”, Shkolla për Integrime Evropiane, Akademine e Qeverisjes Lokale, programin ne IOWA” Ndërtimi i paqes në Kosovë:

Mbyllja e hendekut të mosbesimit ", trajnime për ndërmjetësim, të drejta të njeriut, qeverisje të mirë, planifikim buxhetor dhe të ambientit, media, komunikim etj . Është e certifikuar si trajnerë në USAID dhe Partners Kosova për trajnime te ndryshme.

Po ashtu për një periudhë të caktuar ka punuar si korrespodentë e gazetave ditore( Rilindja, Kosova Sot, Koha Ditore).

Përveç gjuhës shqipe, ajo komunikon edhe gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.