Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Mirësevini në ueb-faqen e Zyres së Komisionerit për Gjuhët

Ueb-faqja e Zyres së Komisionerit për Gjuhët ofron informata të detajuara lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me gjuhët zyrtare si dhe me gjuhët në përdorim zyrtar në teritorin e Republikës së Kosovës.

Kjo zyre përbëhet nga një ekip energjik i cili aktivisht punon në zbatimin e mandatit të zyres, mbron, promovon të gjitha gjuhët e komuniteteve dhe përkujdeset për përdorimin e drejtë të të gjitha gjuhëve në Kosovë.

 

Gjithashtu kjo zyrë punon që gjuhët zyrtare të kenë trajtim të barabartë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, në institucionet e pavarura dhe ndërrmarjet publike,duke respektuar ligjin, duke respektuar te drejtat e njëri tjetrit përfshirë edhe të drejtën e çdo individi në përdorimin e gjuhës së vet. Po ashtu angazhohet në ngritjen e kapaciteteve nëpër institucione për përdorimin e gjuhëve, jep rekomandime dhe mbështetë çdo iniciativë pozitive,për të avancuar shumëllojshmërinë gjuhësore në Kosovë.

Aplikacioni për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe

Aplikacioni VOCUP është platformë multimediale për mësim të pavarur të gjuhës shqipe dhe serbe. Si ueb sajt, aplikacion në Android dhe në IOS u mundëson shfrytëzuesve të përfitojnë njohuri themelore të bashkëbisedimit në të dy gjuhët (niveli A1). më shumë

U shënua Dita e gjuhës rome

Me rastin e Ditës së gjuhës rome, Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kanë organizuar tryezë të rrumbullakët, me qëllim të promovimit dhe kultivimit të gjuhës dhe kulturës rome në Republikën e Kosovës.më shumë

U mbajt punëtoria mbi zbatimin e të drejtave gjuhësore në komuna

Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), kanë organizuar punëtorinë një ditore me temën “Zbatimi i të drejtave gjuhësore në komuna” me anëtarët e rrjetit për politika të gjuhëve. më shumë

THIRRJE PËR PUNËSIM - OJQ AKTIV

OJQ “AKTIV” me seli në Mitrovicë veriore dhe Prishtinë, shpall konkurs për punësimin e dy këshilltarëve ligjorë, një në Prishtinë dhe një në Mitrovicë.më shumë

Në shenjë të kremtimit të Ditës evropiane të gjuhëve, u mbajt ora interaktive – shumë gjuhësore në Prizren

Dje është organizuar një orë interaktive shumë gjuhësore për të shënuar Ditën evropiane të gjuhëve në rajonin e Prizrenit.Me këtë rast nxënësit e komuniteteve të ndryshme kanë bërë prezantime rreth historisë, etimologjisë, zhvillimit dhe traditave të katër gjuhëve zyrtare në nivel lokal që përdoren në rajonin e Prizrenit, përkatësisht në...më shumë