Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Mirësevini në ueb-faqen e Zyres së Komisionerit për Gjuhët

Ueb-faqja e Zyres së Komisionerit për Gjuhët ofron informata të detajuara lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me gjuhët zyrtare si dhe me gjuhët në përdorim zyrtar në teritorin e Republikës së Kosovës.

Kjo zyre përbëhet nga një ekip energjik i cili aktivisht punon në zbatimin e mandatit të zyres, mbron, promovon të gjitha gjuhët e komuniteteve dhe përkujdeset për përdorimin e drejtë të të gjitha gjuhëve në Kosovë.

 

Gjithashtu kjo zyrë punon që gjuhët zyrtare të kenë trajtim të barabartë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, në institucionet e pavarura dhe ndërrmarjet publike,duke respektuar ligjin, duke respektuar te drejtat e njëri tjetrit përfshirë edhe të drejtën e çdo individi në përdorimin e gjuhës së vet. Po ashtu angazhohet në ngritjen e kapaciteteve nëpër institucione për përdorimin e gjuhëve, jep rekomandime dhe mbështetë çdo iniciativë pozitive,për të avancuar shumëllojshmërinë gjuhësore në Kosovë.

THIRRJE PËR PUNËSIM - OJQ AKTIV

OJQ “AKTIV” me seli në Mitrovicë veriore dhe Prishtinë, shpall konkurs për punësimin e dy këshilltarëve ligjorë, një në Prishtinë dhe një në Mitrovicë.më shumë

Zyrtarët e Komunës së Klinës shënojnë Ditën Evropiane të gjuhëve

Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), zyrtarët komunalë të komunës së Klinës, Policia e Kosovës, nxënësit e shkollave të mesme dhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve të kësaj komune, morën pjesë në pastrimin e shenjave...më shumë

Me moton “Le të flasim për gjuhët” u shënua Dita Evropiane e gjuhëve

Nën organizimin e Zyrës së Komisionerit për gjuhët, në bashkëpunim me Aleancën Françeze dhe Ambasadën e Francës në Prishtinë, për nder të Ditës Evropiane për gjuhët u organizua debati me temën “Le të flasim për gjuhët”.më shumë

OSBE publikon dy raporte për të drejtat gjuhësore

Me rastin e ditës Evropiane të gjuhëve, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE) ka publikuar dy raporte: “Legjislacioni dygjuhësor në Kosovë" dhe "Respektimi i të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës”.më shumë

Bordi për Politika të Gjuhëve mbajti takimin e rradhës

Sot në takim të Bordit për politika të gjuhëve u diskutuan disa çështje të rëndësishme. U diskutua procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e Komisionerit për Gjuhët, meqë në muajin dhjetor 2018, skadon mandati i Komisionerit për gjuhët, kështu që bordi u dakordua që të vazhdohet me procedurat e rregullta. më shumë